MARRËS AV SHUMËKANALËSHSTR-DN1050/STR-DN850

Lidhja e altoparlantëve

Lidhni secilin altoparlant siç ilustrohet më poshtë.

Sigurohuni që të shkëputni kordonin elektrik (rrjeti elektrik) përpara lidhjes së kabllove.

Për hollësi rreth lidhjes së kabllove të altoparlantëve me marrësin, shihni "Mënyra e lidhjes së kabllove të altoparlantit.”

Kabllo zëri mono (nuk jepet)

Kabllo altoparlanti (nuk jepet)

*1 Nëse lidhni basin me funksionin e pritjes automatike, çaktivizojeni funksionin kur shikoni filma. Nëse funksioni i pritjes automatike është aktiv, ai kalon automatikisht në modalitet pritjeje në varësi të nivelit të sinjalit hyrës që dërgohet tek basi dhe mund të mos ketë dalje zëri.

*2 Shënime mbi lidhjet me foletë SPEAKERS SURROUND BACK/BI-AMP/FRONT HIGH/FRONT B .

  • Nëse lidhet vetëm një altoparlant i pasmë rrethues, lidheni me skajet L (+/-).
  • Nëse keni foni tjetër përpara, lidheni me këto skaje. Në këtë rast kryeni procedurën e mëposhtme:
    1. Zgjidhni [Speaker Connection] në menynë Speaker Settings , pastaj zgjidhni një motiv altoparlantësh që nuk ka altoparlantë rrethues lart përpara dhe mbrapa.
    2. Caktoni [SB Speaker Assign] në menynë Speaker Settings në [Front B].
    Mund të zgjidhni sistemin e dëshiruar të altoparlantëve të përparmë duke përdorur butonin SPEAKERS te marrësi.
  • Mund të lidhni altoparlantët e përparmë me këtë skaj nëpërmjet lidhjes me dy amplifikatorë. Në këtë rast, caktoni [SB Speaker Assign] në menynë Speaker Settings në [Bi-Amp].

Shënim

  • Pasi të keni instaluar dhe lidhur altoparlantët, sigurohuni të zgjidhni motivin e altoparlantëve që dëshironi, duke përdorur [Speaker Connection] në menynë Speaker Settings.