Lidhja e pajisjeve me fole HDMI
Lidhni pajisjet me marrësin, siç ilustrohet më poshtë.
Përpara lidhjes së kabllove, sigurohuni që të shkëputni kordonin elektrik (rrjeti elektrik).
Nëse pajisja juaj nuk ka një fishë HDMI, shikoni "Lidhja e pajisjeve me fole të ndryshme nga HDMI (për STR-DN1050)” ose “Lidhja e pajisjeve me fole të ndryshme nga HDMI (për STR-DN850).”
Kablloja HDMI (nuk jepet)
Sony rekomandon përdorimin e një kablloje të autorizuar HDMI ose të një kablloje Sony HDMI.
Sintonizues satelitor, sintonizues televizioni kabllor
PlayStation3
Regjistrues DVD
Luajtësi për Super Audio CD, luajtësi për CD
Luajtës Blu-ray Disc, luajtës DVD
Shënim
- Kjo lidhje HDMI është lidhje shembull. Mund të lidhni çdo pajisje HDMI në cilëndo hyrje HDMI, duke përfshirë hyrjen HDMI në panelin e përparmë.
- Hyrjet BD/DVD dhe SA-CD/CD kanë cilësi më të mirë zanore. Nëse keni nevojë për cilësi më të lartë zëri, lidhni pajisjen te foletë dhe zgjidhini si hyrje.
Sugjerim
- Cilësia e figurës varet nga foleja ku bëhet lidhja. Ne rekomandojmë që t'i lidhni pajisjet tuaja nëpërmjet lidhjes HDMI nëse kanë fole HDMI.