Përgatitja për “BRAVIA” Sync
Aktivizoni individualisht funksionin Control for HDMI të marrësit dhe të pajisjes së lidhur.
- Zgjidhni [Settings] - [HDMI Settings] nga menyja kryesore.
- Zgjidhni [Control for HDMI].
- Zgjidhni [On].
Është aktivizuar funksioni Control for HDMI i marrësit.
- Shtypni HOME për të dalë nga menyja GUI.
- Zgjidhni hyrjen HDMI të marrësit dhe televizorit që të përputhet me hyrjen HDMI të pajisjes së lidhur, në mënyrë që të shfaqet figura nga pajisja e lidhur.
- Aktivizoni funksionin Control for HDMI të pajisjes së lidhur.
Për hollësi rreth konfigurimit të televizorit dhe pajisjes së lidhur, drejtojuni udhëzimeve të përdorimit të pajisjeve përkatëse.
- Përsëritni hapin 5 dhe 6 për pajisjet e tjera që dëshironi të përdorni me funksionin Control for HDMI.
Shënim
- Kryeni sërish hapat e mësipërm nëse hiqni kabllon HDMI ose nëse ndryshoni lidhjen.