MARRËS AV SHUMËKANALËSHSTR-DN1050/STR-DN850

Futja e baterive në telekomandë

Futni dy bateri R03 (madhësia AAA) (jepen) në telekomandë. Sigurohuni që skajet + dhe - të jenë në pozicionin e duhur gjatë instalimit të baterive.

Shënim

  • Mos e lini telekomandën në vende shumë të nxehta ose me shumë lagështirë.
  • Mos përdorni bateri të re së bashku me një të vjetër.
  • Mos përzieni bateri mangani me lloje të tjera baterish.
  • Mos e ekspozoni sensorin e telekomandës ndaj dritës së drejtpërdrejtë të diellit ose burimeve të dritës. Ky veprim mund të shkaktojë keqfunksionim.
  • Nëse nuk do ta përdorni telekomandën për një periudhë të gjatë, hiqini bateritë për të shmangur dëmtimet e mundshme nga rrjedhja dhe gërryerja e baterive.
  • Kur marrësi nuk i përgjigjet më telekomandës, zëvendësojini të dyja bateritë me të reja.