MARRËS AV SHUMËKANALËSHSTR-DN1050/STR-DN850

Shënime mbi lidhjen e kabllove

  • Sigurohuni që të shkëputni kordonin elektrik (rrjeti elektrik) përpara lidhjes së kabllove.
  • Nuk është e nevojshme të lidhen të gjitha kabllot. Lidhini kabllot sipas disponueshmërisë së foleve në pajisjen e lidhur.
  • Përdorni një kabllo HDMI të shpejtësisë së lartë. Nëse përdorni kabllo standarde HDMI, figura 1080p, Deep Color (Deep Colour), 4K ose 3D mund të mos shfaqet siç duhet.
  • Nuk rekomandojmë përdorimin e kabllove konvertuese HDMI-DVI. Nëse lidhni kabllo konvertuese HDMI-DVI në pajisjen DVI-D, zëri dhe/ose figura mund të mungojë. Lidhni kabllo të veçantë zëri ose kabllo lidhëse dixhitale dhe ricaktoni foletë e hyrëse nëse zëri nuk del siç duhet. Për hollësi, shihni “Përdorimi i foleve të tjera hyrëse të figurës/zërit (Input Assign).”
  • Kur lidhni kabllo dixhitale optike, futini fishat drejt derisa të dëgjohet zhurma kërcitëse e puthitjes në vend.
  • Mos i përthyeni dhe mos i lidhni kabllot dixhitale optike.

Sugjerim

  • Të gjitha foletë e zërit dixhital mbështesin frekuenca modulimi 32 kHz, 44,1 kHz, 48 kHz dhe 96 kHz.

Nëse dëshironi të lidhni disa pajisje dixhitale, por nuk mund të gjeni hyrje të lirë

Shihni "Përdorimi i foleve të tjera të figurës/zërit (Input Assign).”