MARRËS AV SHUMËKANALËSHSTR-DN1050/STR-DN850

Rregullimi automatik i volumit (Advanced Auto Volume)

Marrësi mund ta rregullojë automatikisht volumin në varësi të sinjalit hyrës ose materialit nga pajisja e lidhur.
Ky funksion është i dobishëm, për shembull, kur zëri i reklamave është më i lartë se ai i programit televiziv.

  1. Zgjidhni [Settings] - [Audio Settings] nga menyja kryesore.
  2. Zgjidhni [Advanced Auto Volume].
  3. Caktojeni në [On] ose [Off].

Shënim

  • Sigurohuni që të ulni volumin përpara se ta aktivizoni ose çaktivizoni këtë funksion.
  • Funksioni Advanced Auto Volume mund të mos punojë, në varësi të formatit zanor.
  • Ky funksion nuk punon kur përdoret [2ch Analog Direct].