MARRËS AV SHUMËKANALËSHSTR-DN1050/STR-DN850

Sinkronizimi i zërit me daljen e figurës (A/V Sync)

Mund ta vononi daljen e zërit për të minimizuar hapësirën kohore mes daljes së zërit dhe figurës.

Ky funksion është i dobishëm kur përdoret monitor i madh plazmë ose LCD ose projektor. Mund të caktoni individualisht funksionin për çdo hyrje.

  1. Zgjidhni [Settings] - [Audio Settings] nga menyja kryesore.
  2. Zgjidhni [A/V Sync].
  3. Zgjidhni cilësimin e dëshiruar.
    • HDMI Auto: Hapësira kohore mes daljes së zërit dhe paraqitjes në monitor të lidhur nëpërmjet lidhjeje HDMI do të rregullohet automatikisht. Ky funksion disponohet vetëm kur monitori mbështet funksionin A/V Sync.
    • 0 ms – 300 ms: Mund ta rregulloni vonesën nga 0 ms në 300 ms në intervale 10 ms.

Shënim

  • Marrësi mund të luajë sinjale në frekuencë më të ulët modulimi se frekuenca aktuale e modulimit të sinjaleve hyrëse, në varësi të formatit zanor.