Caktimi i modalitetit të pritjes në Bluetooth (Bluetooth Standby)
Mund të caktoni modalitetin e pritjes në Bluetooth në mënyrë që marrësi të mund të komandohet nga pajisja BLUETOOTH, edhe kur marrësi është në modalitet pritjeje.
- Shtypni BLUETOOTH te marrësi.
Mund të zgjidhni edhe [Listen] - [Bluetooth] nga menyja kryesore.
- Shtypni OPTIONS.
Shfaqet menyja e opsioneve.
- Zgjidhni [Bluetooth Standby].
- Zgjidhni [Yes].
Marrësi ndizet automatikisht kur vendosni lidhje me BLUETOOTH nga pajisja BLUETOOTH.
Zgjidhni [No] për të çaktivizuar funksionin.
Shënim
- Kur marrësi është në modalitet pritjeje, treguesi (aktiv/në pritje) në panelin e përparmë ndizet në portokalli nëse [Bluetooth Standby] është caktuar në [Yes].
- Mund ta zgjidhni këtë parametër vetëm kur çiftohet pajisje BLUETOOTH.
Sugjerim
- Mund të zgjidhni [Bluetooth Standby] te [Settings] - [Bluetooth Settings] nga menyja kryesore.