Përdorimi i materialeve zanore të ruajtura në pajisje BLUETOOTH
- Vendoseni pajisjen BLUETOOTH brenda distancës 1 metër (3,3 këmbë) nga marrësi.
- Shtypni BLUETOOTH në marrës për të zgjedhur funksionin BLUETOOTH.
- Mbani shtypur BLUETOOTH për 2 sekonda për të aktivizuar modalitetin e çiftimit te marrësi.
[PAIRING] shfaqet dhe [BT] pulson shpejt në panelin e ekranit. Kryeni hapin 4 brenda pesë minutave, ose përndryshe çiftimi do të anulohet. Në këtë rast, përsëriteni hapin.
- Kryeni çiftimin në pajisjen BLUETOOTH për të diktuar marrësin.
Për hollësi drejtojuni udhëzimeve të përdorimit të pajisjes BLUETOOTH.
Në varësi të llojit të pajisjes BLUETOOTH, në ekranin e pajisjes BLUETOOTH mund të shfaqet lista e pajisjeve të diktuara. Marrësi shfaqet si [STR-DN1050] ose [STR-DN850] . - Zgjidhni [STR-DN1050] or [STR-DN850] në ekranin e pajisjes BLUETOOTH.
Nëse [STR-DN1050] ose [STR-DN850] nuk shfaqet, përsëriteni procesin nga hapi 1.
- Kontrolloni që lidhja ka përfunduar dhe që [BT] është ndezur në panelin e ekranit.
- Nisni luajtjen në pajisjen BLUETOOTH.
- Rregulloni volumin.
Fillimisht, rregulloni volumin e pajisjes BLUETOOTH. Nëse niveli i volumit është ende tepër i ulët, rregulloni nivelin e volumit të marrësit.
Anulimi i çiftimit
Mbani shtypur BLUETOOTH pas hapit 3. [CANCEL] shfaqet në panelin e ekranit.
Shënim
- Gjatë vendosjes së lidhjes me marrësin në hapin 4, zgjidhni profilin e zërit (A2DP ose AVRCP) në pajisjen BLUETOOTH. Nëse pajisja BLUETOOTH nuk e mbështet profilin AVRCP, nuk mund të kryhet luajtja ose veprime të tjera në marrës.
- Nëse në ekranin e pajisjes BLUETOOTH kërkohet kod në hapin 5, jepni [0000]. Kodi mund të quhet “Passcode”, “PIN code”, “PIN number” ose “Password”.
- Mund të çiftoni deri në 9 pajisje BLUETOOTH. Nëse lidhet një pajisje e 10-të BLUETOOTH, pajisja e lidhur më rrallë do të zëvendësohet me të renë.
Sugjerim
- Në disa lloje pajisjesh BLUETOOTH mund ta rregulloni volumin duke përdorur komandat në pajisjen BLUETOOTH.
- Mund ta aktivizoni modalitetin e çiftimit te marrësi edhe si vijon:
- Shtypni OPTIONS kur hyrja është caktuar në [Bluetooth] dhe zgjidhni [Pairing].
- Zgjidhni [Bluetooth Pairing] në menynë Bluetooth Settings.