MARRËS AV SHUMËKANALËSHSTR-DN1050/STR-DN850
Funksioni Control for HDMI nuk punon.
- Kontrolloni lidhjen HDMI.
- Sigurohuni që [Control for HDMI] është caktuar në [On] në menynë HDMI Settings.
- Sigurohuni që pajisja e lidhur mbështet funksionin Control for HDMI.
- Kontrolloni cilësimet e Control for HDMI në pajisjen e lidhur. Drejtojuni udhëzimeve të përdorimit të pajisjes së lidhur.
- Nëse e shkëputni kabllon HDMI ose nëse ndryshoni lidhjen, përsëritni procedurat e “Përgatitja për “BRAVIA” Sync”.
- Kur [Control for HDMI] është caktuar në [Off], “BRAVIA” Sync nuk funksionon si duhet, edhe nëse pajisja është lidhur në folenë HDMI IN.
- Llojet dhe numri i pajisjeve që mund të komandohen nga funksioni “BRAVIA” Sync kufizohen nga standardi HDMI CEC si vijon:
- Pajisje regjistruese (regjistrues Blu-ray Disc, regjistrues DVD etj.): deri në 3 pajisje
- Pajisje luajtëse (luajtës për Blu-ray Disc, luajtës për DVD etj): deri në 3 pajisje
- Pajisjet e lidhura me sintonizuesin: deri në 4 pajisje (marrësi përdor një prej tyre për veprimet e ndërfaqes).
- Marrësit AV (sistemet e zërit): deri në 1 pajisje
-
Sigurohuni që televizori është lidhur në folenë HDMI OUT A të marrësit (vetëm për STR-DN1050).
-
Sigurohuni që cilësimi HDMI OUTPUT është caktuar në [HDMI A] ose [HDMI A + B] (vetëm për STR-DN1050).