MARRËS AV SHUMËKANALËSHSTR-DN1050/STR-DN850
Marrësi nuk mund të lidhet me një shërbim.
- Sigurohuni që rrugëzuesi/pikëhyrja me valë LAN është ndezur.
- Kontrolloni të dhënat e rrjetit. Nëse shfaqet [Not Connected], konfiguroni sërish lidhjen e rrjetit.
- Nëse sistemi është lidhur me rrjet me valë, lëvizini marrësin dhe rrugëzuesin/pikëhyrjen me valë LAN më pranë njëri-tjetrit.
- Nëse kontrata juaj me ofruesin e shërbimit të internetit kufizon lidhjen e internetit në përdorimin e vetëm një pajisjeje në të njëjtën kohë, kjo pajisje nuk do të mund të hyjë në internet kur ka pajisje tjetër të lidhur. Konsultohuni me operatorin ose ofruesin e shërbimit.