MARRËS AV SHUMËKANALËSHSTR-DN1050/STR-DN850

Mënyra 4: Konfigurimi i një lidhjeje rrjeti duke shtuar pikëhyrje të re (mënyra e konfigurimit manual)

Mund të fusni manualisht emrin e rrjetit (SSID) që dëshironi, në rast se nuk shfaqet në listë.

  1. Zgjidhni [Settings] - [Network Settings] nga menyja kryesore.
  2. Zgjidhni [Internet Settings].
  3. Zgjidhni [Wireless] (*).

    * Nuk mund të zgjidhni [Wireless] nëse ka kabllo LAN të lidhur me marrësin.

  4. Zgjidhni [Manual Registration].
  5. Zgjidhni [Direct Input].
  6. Jepni emrin e rrjetit (SSID) që dëshironi me anë të tastierës virtuale. Shtypni /// and për të zgjedhur germat një nga një dhe zgjidhni [Enter].

    Emri që dhatë është i regjistruar.

  7. Zgjidhni cilësimin e sigurisë dëshironi.
  8. Jepni kodin e sigurisë (kodin WEP, WPA/WPA2) me anë të tastierës virtuale. Shtypni /// dhe për të zgjedhur germat një nga një, pastaj zgjidhni [Enter] për të konfirmuar kodin e sigurisë.

    Pamja për zgjedhjen e mënyrës së përftimit të adresës IP shfaqet në ekranin e televizorit.

  9. Zgjidhni [Auto].
  10. Zgjidhni [OK].

    Marrësi nis lidhjen me rrjetin. Për hollësi, drejtojuni mesazheve që shfaqen në ekranin e televizorit.
    Pasi kryhen cilësimet e rrjetit, [] ndizet në panelin e ekranit.

Nëse përdorni adresë statike IP

Zgjidhni [Manual] në hapin 9. Në ekranin e televizorit shfaqet pamja e dhënies së adresës IP.
Jepni vlerën për [IP Address] duke përdorur tastierën virtuale. Shtypni /// dhe për të zgjedhur germat një nga një, pastaj zgjidhni [Enter] për të konfirmuar vlerën.
Jepni vlerat për [Subnet Mask], [Default Gateway], [Primary DNS] dhe [Secondary DNS], pastaj zgjidhni [Next].

Sugjerim

  • Shihni [Information] kur kontrolloni cilësimet e rrjetit.