MARRËS AV SHUMËKANALËSHSTR-DN1050/STR-DN850
Një server nuk shfaqet në listën e serverëve. (Në ekranin e televizorit shfaqet [No server is available].)
- Mund ta keni ndezur këtë marrës përpara se të keni ndezur serverin. Freskoni listën e serverëve.
- Sigurohuni që rrugëzuesi/pikëhyrja me valë LAN është ndezur.
- Serveri mund të ketë nevojë për disa cilësime për të pranuar lidhjen nga marrësi. Konfirmoni që serveri është konfiguruar saktë. Konfirmoni që marrësit i lejohet të marrë muzikë të transmetuar nga serveri.
- Konfirmoni që marrësi dhe serveri janë lidhur saktë me rrugëzuesin/pikëhyrjen me valë LAN. Kontrolloni të dhënat e cilësimeve të rrjetit.
- Drejtojuni udhëzimeve të përdorimit të rrugëzuesit/pikëhyrjes me valë LAN dhe kontrolloni opsionin Multicast. Provoni të aktivizoni/çaktivizoni opsionin Multicast në rrugëzuesin/pikëhyrjen me valë LAN.
- Nëse serveri është softuer në kompjuter, konfirmoni konfigurimin e murit mbrojtës dhe cilësimet e softuerit të sigurisë.