MARRËS AV SHUMËKANALËSHSTR-DN1050/STR-DN850

Nuk mund të lidhet me rrjetin.

  • Kontrolloni nëse kablloja LAN është lidhur me marrësin kur doni të lidhni marrësin me rrjetin nëpërmjet lidhjeje LAN me kabllo.
  • Kontrolloni nëse kablloja LAN është shkëputur nga marrësi kur doni të lidhni marrësin me rrjetin nëpërmjet lidhjeje LAN me valë.
  • Kontrolloni të dhënat e rrjetit. Nëse shfaqet [Not Connected], konfiguroni sërish lidhjen e rrjetit.
  • Nëse sistemi lidhet me rrjet me valë, lëvizini marrësin dhe rrugëzuesin/pikëhyrjen me valë LAN më pranë njëri-tjetrit dhe rikryeni konfigurimin.
    • Sigurohuni që të përdorni rrugëzues/pikëhyrje me valë LAN.
    • Sigurohuni që rrugëzuesi/pikëhyrja me valë LAN të jetë ndezur.
    • Kontrolloni cilësimet e rrugëzuesit/pikëhyrjes me valë LAN dhe kryeni konfigurimin sërish. Për hollësi rreth cilësimeve të pajisjeve, drejtojuni udhëzimeve të përdorimit të pajisjeve.
    • Rrjetet me valë influencohen nga rrezatimi elektromagnetik i emetuar nga furrat me mikrovalë dhe pajisjet e tjera. Lëvizeni marrësin larg këtyre pajisjeve.