MARRËS AV SHUMËKANALËSHSTR-DN1050/STR-DN850

Mënyra 1: Konfigurimi i rrjetit me valë me anë të mënyrës së konfigurimit me buton WPS

Nëse rrugëzuesi/pikëhyrja juaj me valë ka buton WPS, mund ta lidhni me lehtësi marrësin në rrjet Wi-Fi (LAN me valë).
Nëse rrugëzuesi juaj me valë LAN ka buton AOSS ose buton tjetër konfigurimi të thjeshtuar, mund të mbështesë WPS. Për hollësi, kontrolloni manualin e përdorimit të rrugëzuesit/pikëhyrjes suaj me valë LAN.

  1. Zgjidhni [Settings] - [Network Settings] nga menyja kryesore.
  2. Zgjidhni [Internet Settings].
  3. Zgjidhni [Wireless] (*).

    Pamja për zgjedhjen e mënyrës së përftimit të adresës IP shfaqet në ekranin e televizorit.

    * Nuk mund të zgjidhni [Wireless] nëse ka kabllo LAN të lidhur me marrësin.

  4. Zgjidhni [WPS Push].

    Marrësi fillon kërkimin për pikëhyrje dhe shfaq një listë me emrat e deri 30 rrjeteve të disponueshme(SSID-të).

  5. Ndiqni udhëzimet në ekran dhe shtypni butonin WPS në pikëhyrje.

    Mesazhi: [Push the WPS button on the access point within 2 minutes.]

    Butoni WPS në rrugëzuesin/pikëhyrjen me valë LAN

    Marrësi nis lidhjen me rrjetin. Për hollësi, drejtojuni mesazheve që shfaqen në ekranin e televizorit.
    Pasi kryhen cilësimet e rrjetit, [] ndizet në panelin e ekranit.

Sugjerim

  • WPS (Wi-Fi Protected Setup) është një standard i krijuar nga Wi-Fi Alliance që mundëson konfigurimin e thjeshtë dhe të sigurt të rrjetit me valë.
  • Shihni [Information] kur kontrolloni cilësimet e rrjetit.