MARRËS AV SHUMËKANALËSHSTR-DN1050/STR-DN850

Kërkesat e sistemit për lidhje LAN me valë

Nevojitet sistemi i mëposhtëm për të përdorur funksionin e rrjetit të marrësit nëpërmjet lidhjeje LAN me valë.

Lidhje e brezit të gjerë

Nevojitet lidhje e brezit të gjerë me internetin për të dëgjuar shërbimet muzikore dhe për të përditësuar softuerin e marrësit.

Rrugëzuesi

  • Përdorni një rrugëzues që mbështet shpejtësi transmetimi prej 100 Mbps e lart për të shfrytëzuar materialet në rrjetin e shtëpisë.
  • Rekomandojmë të përdorni një rrugëzues të pajisur me server të integruar DHCP (Dynamic Host Configuration Protocol).
    Ky funksion cakton automatikisht adresa IP në rrjetin LAN.

Serveri

Serveri është pajisje që i dërgon materiale muzikore pajisjes DLNA në rrjetin e shtëpisë. Pajisja që mund të përdoret si server (p.sh. kompjuter etj.) duhet të jetë e lidhur me rrjetin LAN me valë apo me kabllo.