Përdorimi i zërit të televizorit nga altoparlantët e lidhur me marrësin (System Audio Control)
Mund të përdorni funksionin System Audio Control si më poshtë:
- Zëri i televizorit del nga altoparlantët e lidhur me marrësin nëse ndizni marrësin ndërkohë që del zë nga altoparlanti i televizorit. Nëse e fikni marrësin, zëri del nga altoparlanti i televizorit.
- Kur rregulloni volumin e televizorit, funksioni System Audio Control rregullon njëkohësisht volumin e marrësit.
Shënim
- Kur [Control for HDMI] është caktuar në [On], cilësimet [Audio Out] në menynë HDMI Settings do të mbështeten automatikisht mbi cilësimet e System Audio Control.
Sugjerim
- Mund ta përdorni këtë funksion me anë të menysë së televizorit. Për hollësi, drejtojuni udhëzimeve të përdorimit të televizorit.