Kryerja e Auto Calibration
Mund ta kryeni kalibrimin automatik nga vendi ku jeni ulur.
- Zgjidhni [Settings] - [Speaker Settings] nga menyja kryesore.
- Zgjidhni [Auto Calibration].
- Ndiqni udhëzimet në ekranin e televizorit, pastaj shtypni për të zgjedhur [Start].
Matja fillon pas 5 sekondash.
Procesi i matjes zgjat rreth 30 sekonda me një sinjal testimi.
Pas përfundimit të matjes, dëgjohet një sinjal dhe ekrani ndryshon. - Zgjidhni artikullin e dëshiruar.
- Retry: Kryen sërish Auto Calibration.
- Save&Exit: Ruan rezultatet e matjes dhe del nga procesi i konfigurimit.
- WRN Check: Shfaq paralajmërimin lidhur me rezultatet e matjes. Shihni “Lista e mesazheve pas matjeve të Auto Calibration.”
- Exit: Del nga procesi i konfigurimit pa i ruajtur rezultatet e matjes.
- Ruani rezultatet e matjes.
Zgjidhni [Save&Exit] në hapin 4.
Shënim
- Nëse në ekran shfaqet kod gabimi apo mesazh paralajmërimi në hapin 3, shihni “Lista e mesazheve pas matjeve të Auto Calibration.”
- Ky cilësim nuk disponohet kur lidhen kufjet.
Sugjerim
- Funksioni Auto Calibration do të anulohet nëse veproni si më poshtë gjatë procesit të matjes:
- Shtypni .
- Shtypni butonat e hyrjes në telekomandë ose aktivizoni INPUT SELECTOR te marrësi.
- Shtypni .
- Shtypni SPEAKERS te marrësi.
- Ndryshoni nivelin e volumit.
- Lidhni kufjet.