Lidhja e televizorit
Lidhja e televizorit me folenë HDMI TV OUT ose MONITOR OUT . Marrësin mund ta përdorni me anë të OSD-së (Paraqitja në ekran) nëse e lidhni televizorin me folenë HDMI TV OUT .
Sigurohuni që të shkëputni kordonin elektrik (rrjeti elektrik) përpara lidhjes së kabllove.
Lidhja e televizorit që mbështet funksionin Audio Return Channel (ARC) nëpërmjet lidhjes HDMI
Kablloja HDMI (nuk jepet)
Sony rekomandon përdorimin e një kablloje të autorizuar HDMI ose të një kablloje Sony HDMI.
Lidhja e televizorit që nuk mbështet funksionin Audio Return Channel (ARC) nëpërmjet lidhjes HDMI
Vijat e pandërprera tregojnë lidhjet e rekomanduara dhe vijat e ndërprera tregojnë lidhje alternative.
Kablloja optike dixhitale (nuk jepet)
Kablloja e zërit (nuk jepet)
Kablloja HDMI (nuk jepet)
Sony rekomandon përdorimin e kabllove të autorizuara HDMI ose të kabllove HDMI të prodhuara nga Sony.
Lidhja e televizorit pa fole HDMI
Vijat e pandërprera tregojnë lidhjet e rekomanduara dhe vijat e ndërprera tregojnë lidhje alternative.
Kablloja e figurës (nuk jepet)
Kablloja e zërit (nuk jepet)
Kablloja optike dixhitale (nuk jepet)
Shënim
- Lidhni monitorin e televizorit ose projektorin me folenë HDMI TV OUT ose MONITOR OUT te marrësi.
- Në varësi të gjendjes të lidhjes mes televizorit dhe antenës (ajrore), figura në ekranin e televizorit mund të jetë e shformuar. Nëse ndodh kështu, vendoseni antenën (ajrore) më larg marrësit.
- Kur lidhni kabllo dixhitale optike, futini fishat drejt derisa të dëgjohet zhurma kërcitëse e puthitjes në vend.
- Mos i përthyeni dhe mos i lidhni kabllot dixhitale optike.
Sugjerim
- Të gjitha foletë e zërit dixhital mbështesin frekuenca modulimi 32 kHz, 44,1 kHz, 48 kHz dhe 96 kHz.
- Kur lidhni një televizor në marrës nëpërmjet foleve TV IN të marrësit, caktojeni folenë dalëse të televizorit në Fixed nëse mund të ndërrohet midis Fixed ose Variable.