Komandimi i pajisjeve HDMI (Control for HDMI)
Mund të aktivizoni ose çaktivizoni funksionin Control for HDMI. Për hollësi shihni "Përgatitja për “BRAVIA” Sync.”
- Zgjidhni [Settings] - [HDMI Settings] nga menyja kryesore.
- Zgjidhni [Control for HDMI].
- Caktojeni në [On] ose [Off].
Shënim
- Kur caktoni [Control for HDMI] në [On], [HDMI Audio Out] mund të ndryshohet automatikisht.
- Kur marrësi është në modalitet pritjeje, treguesi (ndezur/në pritje) në panelin e përparmë ndizet në ngjyrë portokalli nëse [Control for HDMI] caktohet në [On].