MARRËS AV SHUMËKANALËSHSTR-DH750/STR-DH550
Lista e mesazheve pas matjeve të Auto Calibration
- Error 30:
Kufjet janë të lidhura në folenë PHONES te marrësi. Hiqni kufjet dhe rikryeni Auto Calibration.
- Error 31:
Altoparlantët përpara nuk janë zgjedhur si duhet. Zgjidhni altoparlantët e përparmë me anë të SPEAKERS dhe rikryeni Auto Calibration. Për hollësi mbi zgjedhjen e altoparlantëve të përparmë, shihni “Zgjedhja e altoparlantëve të përparmë (vetëm për STR-DH750).”
- Error 32, Error 33:
- Altoparlantët nuk u zbuluan ose nuk janë lidhur si duhet.
- Nuk është lidhur asnjë nga altoparlantët e përparmë ose është lidhur vetëm një altoparlant përpara.
- Altoparlanti rrethues majtas ose rrethues djathtas nuk është lidhur.
- Një altoparlant rrethues mbrapa lidhet vetëm me folenë SPEAKERS SURROUND BACK/BI-AMP/FRONT HIGH/FRONT B R. Nëse lidhni vetëm një altoparlant rrethues mbrapa, lidheni me folenë SPEAKERS SURROUND BACK/BI-AMP/FRONT HIGH/FRONT B L (vetëm për STR-DH750).
- Altoparlanti përpara lart majtas ose altoparlanti përpara lart djathtas nuk është lidhur.
Mikrofoni i optimizuesit nuk është lidhur. Sigurohuni që mikrofoni i optimizuesit është lidhur siç duhet dhe rikryeni Auto Calibration.
Nëse mikrofoni i optimizuesit është i lidhur si duhet, por kodi i gabimit vazhdon të shfaqet, kablloja e mikrofonit të optimizuesit mund të jetë e dëmtuar.
- Warning 40:
Procesi i matjes ka përfunduar dhe është zbuluar një nivel i lartë zhurme. Mund të arrini rezultate më të mira nëse e provoni sërish procesin në një ambient të qetë.
- Warning 41, Warning 42:
Hyrja nga mikrofoni është shumë e madhe.
- Distanca midis altoparlantit dhe mikrofonit mund të jetë shumë e vogël. Vendosini më larg dhe rikryeni matjen.
- Warning 43:
Distanca dhe pozicioni i basit nuk mund të zbulohet. Kjo mund të shkaktohet nga zhurma. Provoni ta kryeni matjen në një ambient të qetë.