MARRËS AV SHUMËKANALËSHSTR-DH750/STR-DH550

Përpara se të kryeni Auto Calibration

Përpara se të kryeni Auto Calibration, kontrolloni artikujt e mëposhtëm:

  • Konfiguroni dhe lidhni altoparlantët.
  • Mos lidhni mikrofona të tjerë përveç mikrofonit të dhënë të optimizuesit në folenë AUTO CAL MIC.
  • Nëse përdorni lidhje me dy amplifikatorë ose altoparlantë me lidhje të përparme B, caktoni siç duhet funksionin për foletë SPEAKERS SURROUND BACK/BI-AMP/FRONT HIGH/FRONT B. Për hollësi, shihni “Caktimi i funksionit për foletë e altoparlantëve (SB Assign) (vetëm për STR-DH750).”
  • Caktojeni daljen e altoparlantit në cilësim ndryshe nga [SPK OFF]. Për hollësi, shihni “Zgjedhja e altoparlantëve të përparmë (vetëm për STR-DH750).”
  • Shkëputni kufjet.
  • Hiqni pengesat midis mikrofonit të optimizuesit dhe altoparlantëve.
  • Për matje të saktë, sigurohuni që ambienti është i qetë dhe nuk ka zhurma.

Shënim

  • Altoparlantët lëshojnë zë shumë të lartë gjatë kalibrimit dhe volumi nuk mund të rregullohet. Kini parasysh fqinjët dhe fëmijët e pranishëm.
  • Nëse funksioni i bllokimit të zërit është aktivizuar para se të kryeni Auto Calibration, funksioni i bllokimit të zërit do të fiket automatikisht.
  • Marrja e matjeve të duhura ose kryerja e Auto Calibration mund të mos jenë të mundshme nëse përdoren altoparlantë të veçantë, si p.sh. altoparlantët me dy pole.