Lidhja e altoparlantëve
Lidhni secilin altoparlant siç ilustrohet më poshtë.
Sigurohuni që të shkëputni kordonin elektrik (rrjeti elektrik) përpara lidhjes së kabllove.
Për hollësi rreth lidhjes së kabllove të altoparlantëve me marrësin, shihni "Mënyra e lidhjes së kabllove të altoparlantit.”
Kabllo zëri mono (nuk jepet)
Kabllo altoparlanti (nuk jepet)
*1 Nëse lidhni basin me funksionin e pritjes automatike, çaktivizojeni funksionin kur shikoni filma. Nëse funksioni i pritjes automatike është aktiv, ai kalon automatikisht në modalitet pritjeje në varësi të nivelit të sinjalit hyrës që dërgohet tek basi dhe mund të mos ketë dalje zëri.
*2 Vetëm për STR-DH750. Shënime mbi lidhjet me foletë SPEAKERS SURROUND BACK/BI-AMP/FRONT HIGH/FRONT B .
- Nëse lidhet vetëm një altoparlant rrethues mbrapa, lidheni me foletë L (+/-).
- Nëse keni sistem tjetër altoparlantësh përpara, lidheni me këto fole. Në këtë rast, zgjidhni një model altoparlantësh që nuk ka altoparlantë rrethues lart përpara dhe mbrapa. Më pas, caktoni [SB Assign] në menynë Speaker Settings në [Speaker B]. Mund të zgjidhni sistemin e dëshiruar të altoparlantëve të përparmë duke përdorur butonin SPEAKERS te marrësi.
- Mund t'i lidhni altoparlantët e përparmë me këto fole duke përdorur lidhje me dy amplifikatorë. Në këtë rast, caktoni [SB Assign] në menynë Speaker Settings në [Bi-Amp].
Shënim
- Pasi të keni instaluar dhe lidhur altoparlantët, sigurohuni të zgjidhni modelin e dëshiruar të altoparlantëve, duke përdorur [Speaker Pattern] në menynë Speaker Settings.