MARRËS AV SHUMËKANALËSHSTR-DH750/STR-DH550

Përdorimi i zërit të transmetimeve televizive nga marrësi

Nëse televizori mbështet funksionin Audio Return Channel (ARC), caktojeni marrësin sipas procedurës vijuese për ta nxjerrë zërin e televizorit nga altoparlantët e lidhur me marrësin.

  1. Zgjidhni [Settings] - [HDMI Settings] nga menyja kryesore.
  2. Zgjidhni [Control for HDMI].
  3. Zgjidhni [On].

Nëse lidhni televizor që nuk e mbështet funksionin Audio Return Channel (ARC) ose nëse dëshironi ta zgjidhni sinjalin e zërit me kabllo të ndryshme nga HDMI (p.sh., me kabllo optike dixhitale ose kabllo zëri)

Ndryshoni modalitetin e hyrjes së zërit. Për hollësi shihni "Ndërrimi midis zërit dixhital dhe analog (Input Mode).”

Shënim

  • Sigurohuni që të fikni volumin e televizorit ose të aktivizoni funksionin e bllokimit të zërit të televizorit.
  • Nëse televizori nuk mbështet funksionin System Audio Control, caktoni [HDMI Audio Out] në [TV+AMP] në menynë HDMI Settings për të nxjerrë zërin e televizorit nga altoparlanti i televizorit dhe altoparlantët e lidhur me marrësin.