Caktimi i kodekëve zanorë për BLUETOOTH (BT AAC/BT aptX) (vetëm për STR-DH750)
Mund të aktivizoni dhe të çaktivizoni AAC (Advanced Audio Coding) ose zërin aptX.
- Shtypni BLUETOOTH te marrësi.
Mund të zgjidhni edhe [Listen] - [BLUETOOTH] nga menyja kryesore.
- Shtypni OPTIONS.
Shfaqet menyja e opsioneve.
- Zgjidhni [BT AAC] ose [BT aptX].
- Zgjidhni [On] ose [Off].
- On: Disponohet AAC dhe/ose zëri aptX.
- Off: Nuk disponohet AAC dhe/ose zëri aptX.
Shënim
- Mund të dëgjoni zë të cilësisë së lartë nëse aktivizohet AAC ose aptX.
- Kur ndryshoni këtë cilësim, pajisja BLUETOOTH shkëputet automatikisht nga marrësi.