MARRËS AV SHUMËKANALËSHSTR-DH750/STR-DH550

Përdorimi i materialeve zanore të ruajtura në pajisje BLUETOOTH (vetëm për STR-DH750)

  1. Vendoseni pajisjen BLUETOOTH brenda distancës 1 metër (3,3 këmbë) nga marrësi.
  2. Shtypni BLUETOOTH në marrës për të zgjedhur funksionin BLUETOOTH.
  3. Mbani shtypur BLUETOOTH për 2 sekonda për të aktivizuar modalitetin e çiftimit te marrësi.

    [PAIRING] shfaqet dhe [BT] pulson shpejt në panelin e ekranit. Kryeni hapin 4 brenda pesë minutave, ose përndryshe çiftimi do të anulohet. Në këtë rast, përsëriteni hapin.

  4. Kryeni çiftimin në pajisjen BLUETOOTH për të diktuar marrësin.

    Për hollësi drejtojuni udhëzimeve të përdorimit të pajisjes BLUETOOTH.
    Në varësi të llojit të pajisjes BLUETOOTH, në ekranin e pajisjes BLUETOOTH mund të shfaqet lista e pajisjeve të diktuara. Marrësi shfaqet si [STR-DH750].

  5. Zgjidhni [STR-DH750] ose në ekranin e pajisjes BLUETOOTH.

    Nëse [STR-DH750] nuk shfaqet, përsëriteni procesin nga hapi 1.

  6. Kontrolloni që lidhja ka përfunduar dhe që [BT] është ndezur në panelin e ekranit.
  7. Nisni luajtjen në pajisjen BLUETOOTH.
  8. Rregulloni volumin.

    Fillimisht, rregulloni volumin e pajisjes BLUETOOTH. Nëse niveli i volumit është ende tepër i ulët, rregulloni nivelin e volumit të marrësit.

Anulimi i çiftimit

Mbani shtypur BLUETOOTH pas hapit 3. [CANCEL] shfaqet në panelin e ekranit.

Shënim

  • Gjatë vendosjes së lidhjes me marrësin në hapin 4, zgjidhni profilin e zërit (A2DP ose AVRCP) në pajisjen BLUETOOTH. Nëse pajisja BLUETOOTH nuk e mbështet profilin AVRCP, nuk mund të kryhet luajtja ose veprime të tjera në marrës.
  • Nëse në ekranin e pajisjes BLUETOOTH kërkohet kod në hapin 5, jepni [0000]. Kodi mund të quhet “Passcode”, “PIN code”, “PIN number” ose “Password”.
  • Mund të çiftoni deri në 9 pajisje BLUETOOTH. Nëse lidhet një pajisje e 10-të BLUETOOTH, pajisja e lidhur më rrallë do të zëvendësohet me të renë.

Sugjerim

  • Në disa lloje pajisjesh BLUETOOTH mund ta rregulloni volumin duke përdorur komandat në pajisjen BLUETOOTH.
  • Mund ta aktivizoni modalitetin e çiftimit te marrësi edhe si vijon:
    • Shtypni OPTIONS kur hyrja është caktuar në [BLUETOOTH] dhe zgjidhni [Pair Device].