Shënime mbi fushat zanore
- Në varësi të cilësimeve të motivit të altoparlantit, disa fusha zanore mund të mos jenë të disponueshme.
- Nuk mund të zgjidhni [PLIIx Movie] (*) dhe [PLIIx Music] (*) në të njëjtën kohë.
- [PLIIx Movie] (*) dhe [PLIIx Music] (*) disponohen vetëm kur motivi i altoparlantëve është caktuar në konfigurim me altoparlant(ë) të pasmë rrethues.
- Fushat zanore për muzikën dhe filmat nuk funksionojnë në rastet e mëposhtme:
- Merren DTS-HD Master Audio, DTS-HD High Resolution Audio ose Dolby TrueHD me një frekuencë modulimi me të lartë se 48 kHz.
- Zgjidhet [Analog Direct].
- [PLII Movie], [PLII Music], [PLIIx Movie] (*), [PLIIx Music] (*), [Neo:6 Cinema] (*) dhe [Neo:6 Music] (*) nuk funksionojnë kur motivi i altoparlantëve është caktuar në [2/0] ose [2/0.1].
- Kur zgjidhet një nga fushat zanore për muzikën, nuk do të ketë zë nga basi nëse të gjithë altoparlantët janë të caktuar si [Large] në menynë Speaker Settings. Sidoqoftë, zëri do të dalë nga basi nëse:
- Sinjali hyrës dixhital përmban sinjale LFE.
- Altoparlantët e përparmë ose të pasmë janë caktuar në [Small].
- [Multi Stereo], [PLII Movie], [PLII Music], [PLIIx Movie] (*), [PLIIx Music] (*), [HD-D.C.S.] ose [Portable Audio] është zgjedhur.
* Vetëm për STR-DH750
Nëse lidhni një altoparlant bas
Ky marrës do të krijojë një sinjal me frekuencë të ulët për dalje në bas ku nuk ka sinjale LFE, i cili është një efekt zanor me kalim të ulët nga një bas në sinjal 2-kanalësh. Sidoqoftë, nuk gjenerohet sinjal me frekuencë të ulët për [Neo:6 Cinema] (*) ose [Neo:6 Music] (*) nëse të gjithë altoparlantët janë caktuar në [Large].
Për të shfrytëzuar plotësisht qarkun e ridrejtimit të basit Dolby Digital, rekomandojmë vendosjen e frekuencës së prerjes së basit sa më të lartë të jetë e mundur.
* Vetëm për STR-DH750