Nuk mund të përdorni lidhjen One-Touch (NFC).
- Vendosini (shenja N) mbi celular dhe (shenja N) mbi produkt sa më pranë njëra-tjetrës të jetë e mundur. Nëse nuk ka reagim, lëvizeni celularin disa milimetra më tej ose largojeni celularin nga produkti, prisni mbi 10 sekonda dhe më pas prekini sërish.
- [Airplane Mode] është aktive. Vendoseni [Airplane Mode] në [Off].
- Kontrolloni nëse funksioni NFC është i aktivizuar në celular. Për hollësi, drejtojuni udhëzuesit të celularit.
- Mos vendosni objekte metalike, përveç celularit, pranë (shenja N).
- Mos lini në kontakt dy a më tepër celularë me produktin në të njëjtën kohë.
- Nëse në celular është hapur ndonjë aplikacion tjetër me bazë NFC, mbylleni.