Kamerë dixhitale me objektiv të ndërrueshëm ILCE-7/ILCE-7R

View on TV

Mund të shikoni foto në televizor që mbështet lidhje me rrjetin duke i transferuar nga produkti pa lidhur produktin dhe televizorin me kabllo. Për disa televizorë mund të nevojitet kryerja e disa veprimeve në televizor. Për detaje, drejtojuni udhëzimeve të përdorimit të dhëna me televizorin.

  1. MENU(Wireless)[View on TV] → pajisja e dëshiruar për t'u lidhur.
  2. Kur dëshironi të luani foto me anë të fotoserisë, shtypni në qendër të rrotullës së komandimit.

    • Për të shfaqur manualisht foton pas/përpara, shtypni anën lart/poshtë/djathtas/majtas të rrotullës së komandimit.
    • Për të ndryshuar pajisjen që do të lidhet, shtypni pjesën e poshtme të rrotullës së kontrollit dhe zgjidhni [Device list].

Slideshow settings

Mund t'i ndryshoni cilësimet e fotoserisë duke shtypur anën e poshtme të rrotullës së komandimit.

Playback Selection:
Zgjedh grupin e fotove që do të shfaqen.

Folder View(Still):
Zgjedh nga [All] dhe [All in Folder].

Date View:
Zgjedh nga [All] dhe [All in Date Rng.].

Interval:
Zgjedh nga [Short] dhe [Long].

Effects*:
Zgjidhni midis [On] dhe [Off].

Playback Image Size:
Zgjidhni midis [HD] dhe [4K].

*Cilësimet vlejnë vetëm për televizor BRAVIA, i cili mbështet funksionet.

Shënim

  • Mund ta përdorni këtë funksion në televizor që mbështet renderues DLNA.
  • Mund t'i shikoni fotot në televizor që mbështet Wi-Fi Direct ose në televizor që mbështet lidhjen në rrjet (përfshirë televizor kabllor).
  • Nëse lidhni televizorin dhe produktin dhe nuk përdorni Wi-Fi Direct, fillimisht duhet të regjistroni pikëhyrjen.
  • Shfaqja e fotove në televizor mund të kërkojë kohë.
  • Filmimet nuk mund të shfaqen në televizor me anë të Wi-Fi. Përdorni kabllo HDMI (shitet veçmas).