Smile/Face Detect.
Dikton fytyrat e subjekteve dhe rregullon cilësimet e fokusimit, ekspozimit, blicit dhe kryen automatikisht procesimin e fotos.
- MENU → (Camera Settings) → [Smile/Face Detect.] → cilësimi i dëshiruar.
Të dhëna të artikullit të menysë
Off (cilësimi bazë):
Nuk përdor funksionin [Face Detection].
On (Regist. Faces):
Dikton fytyrën e regjistruar me përparësi më të lartë me anë të [Face Registration].
On:
Dikton një fytyrë pa i dhënë përparësi më të lartë fytyrës së regjistruar.
Smile Shutter:
Dikton automatikisht dhe shkrep buzëqeshjet.
Face Detection frame
- Kur produkti dikton një fytyrë, shfaqet kuadri gri i diktimit të fytyrës. Kur produkti përcakton se është aktivizuar fokusimi automatik, kuadri i diktimit të fytyrës bëhet i bardhë. Kur shtypni butonin e diafragmës deri në gjysmë, kuadri bëhet i gjelbër.
- Kur produkti dikton dy a më tepër fytyra, zgjedh fytyrën për t'u rregulluar me përparësi më të lartë dhe kuadri i diktimit të fytyrës përkatëse bëhet i bardhë. Kuadrot e diktimit të fytyrës të fytyrave të tjera të regjistruara bëhen të kuqërreme.
Këshilla për shkrepjen më efikase të buzëqeshjeve
- Mos i mbuloni sytë me balluke dhe ngushtojini sytë.
- Mos e errësoni fytyrën me kapele, maska, syze etj.
- Provoni ta orientoni fytyrën përpara produktit dhe të jeni sa më drejt të mundeni.
- Jepni një buzëqeshje të pastër me gojën e hapur. Buzëqeshja diktohet më lehtë kur shfaqen dhëmbët.
- Nëse shtypni butonin e diafragmës gjatë Smile Shutter, produkti shkrep foton. Pas shkrepjes, produkti kthehet në modalitet Smile Shutter.
Këshillë
- Kur [Smile/Face Detect.] vendoset në [Smile Shutter], mund të zgjidhni Smile Detection Sensitivity nga [On: Slight Smile], [On: Normal Smile] dhe [On: Big Smile].
Shënim
- Nuk mund të përdorni [Face Detection] me funksionet e mëposhtme:
- Kur përdorni funksione zmadhimi të ndryshme nga zmadhimi optik
- Mund të diktohen deri në tetë fytyra të subjekteve tuaja.
- Produkti mund të mos i diktojë fare fytyrat ose mund të diktojë gabimisht objekte të tjera si fytyra në raste të caktuara.
- Nëse produkti nuk mund të diktojë një fytyrë, vendosni Smile Detection Sensitivity.
- Nëse e gjurmoni fytyrën me anë të [Lock-on AF] gjatë ekzekutimit të [Smile Shutter], Smile Detection kryhet vetëm për atë fytyrë.