Kamerë dixhitale me objektiv të ndërrueshëm ILCE-7/ILCE-7R

Record Setting (film)

Zgjedh madhësinë e figurës, shpejtësinë e kuadrove dhe cilësinë e figurës për filmime. Sa më e lartë shpejtësia e biteve, aq më e lartë cilësia e figurës.

  1. MENU (Camera Settings) → [Record Setting] → cilësimi i dëshiruar.

Kur [File Format] është vendosur në [AVCHD]

60i/50i: Filmohet afërsisht në 60 fusha/sekondë (për pajisjet që mbështesin 1080 60i) ose në 50 fusha/sekondë (për pajisje që mbështesin 1080 50i), në modalitet Interlaced, me audio Dolby Digital, në format AVCHD.
24p/25p: Filmohet afërsisht në 24 kuadro/sekondë (për pajisjet që mbështesin 1080 60i) ose në 25 kuadro/sekondë (për pajisje që mbështesin 1080 50i), në modalitet Progressive, me audio Dolby Digital, në format AVCHD.
60p/50p: Filmohet afërsisht në 60 kuadro/sekondë (për pajisjet që mbështesin 1080 60i) ose në 50 kuadro/sekondë (për pajisje që mbështesin 1080 50i), në modalitet Progressive, me audio Dolby Digital, në format AVCHD.


Kur [File Format] është vendosur në [MP4]

Filmimet kryhen në format MPEG-4, afërsisht në 30 kuadro/sekondë (për pajisjet që mbështesin 1080 60i) ose afërsisht në 25 kuadro/sekondë (për pajisje që mbështesin 1080 50i), në modalitet Progressive, me audio AAC, në format mp4.

Të dhëna të artikujve të menysë

Kur [File Format] është vendosur në [AVCHD]

60i 24M(FX)*:
50i 24M(FX)**:
Filmon në cilësi të lartë prej 1920 × 1080 (60i/50i).
Shpejtësia e biteve: Maksimale 24 Mbps
60i 17M(FH) (cilësimi bazë)*:
50i 17M(FH) (cilësimi bazë)**:
Filmon në cilësi standarde prej 1920 × 1080 (60i/50i).
Shpejtësia e biteve: Mesatare 17 Mbps
60p 28M(PS)*:
50p 28M(PS)**:
Filmon në cilësi maksimale prej 1920 × 1080 (60p/50p).
Shpejtësia e biteve: Maksimale 28 Mbps
24p 24M(FX)*:
25p 24M(FX)**:
Filmon në cilësi të lartë prej 1920 × 1080 (24p/25p). Kjo krijon atmosferë të ngjashme me kinemanë.
Shpejtësia e biteve: Maksimale 24 Mbps
24p 17M(FH)*:
25p 17M(FH)**:
Filmon në cilësi standarde prej 1920 × 1080 (24p/25p). Kjo krijon atmosferë të ngjashme me kinemanë.
Shpejtësia e biteve: Mesatare 17 Mbps

[File Format]:[MP4]

1440×1080 12M (cilësimi bazë):
Regjistron filma prej 1440 × 1080.
Shpejtësia e biteve: Mesatare 12 Mbps
VGA 3M:
Regjistron filma në madhësi VGA.
Shpejtësia e biteve: Mesatare 3 Mbps

* Pajisje që mbështesin 1080 60i (NTSC)

** Pajisje që mbështesin 1080 50i (PAL)

Shënim

  • Filmimet në 60p/50p mund të luhen vetëm në pajisje që i mbështesin.
  • Filmimet me cilësim [60p 28M(PS)]/[50p 28M(PS)]/[60i 24M(FX)]/[50i 24M(FX)]/ [24p 24M(FX)] /[25p 24M(FX)][Record Setting] konvertohen nga "PlayMemories Home" për të krijuar disk regjistrimi AVCHD. Ky konvertim mund të kërkojë shumë kohë. Gjithashtu, nuk mund të krijoni disk të cilësisë fillestare të figurës. Nëse dëshironi të ruani cilësinë fillestare të figurës, ruajini filmat në disk Blu-ray.
  • Për të luajtur në televizor filma 24p/25p, televizori duhet të mbështesë formatet 24p/25p. Nëse televizori nuk mbështet formatin 24p/25p, filmat 24p/25p do të dalin si filma 60i/50i.