Multi Frame NR
Produkti shkrep automatikisht disa foto në mënyrë të vazhdueshme, i kombinon, dobëson zhurmën dhe i regjistron si një foto të vetme. Me dobësimin e zhurmës në shumë kuadro, mund të zgjidhni numra më të lartë ISO se ndjeshmëria maksimale ISO. Fotoja e regjistruar është një foto e kombinuar.
- MENU → (Camera Settings) → [ISO] → [Multi Frame NR].
- Shtypni anën e djathtë të rrotullës së komandimit, për të shfaqur ekranin e konfigurimit, më pas zgjidhni vlerën e dëshiruar duke përdorur anën lart/poshtë të rrotullës së komandimit.
Shënim
- Kur [Quality] caktohet në [RAW] ose në [RAW & JPEG], funksioni nuk mund të përdoret.
- Blici, [D-Range Opt.] dhe [Auto HDR] nuk mund të përdoren.
Këshillë
- Mund ta ndryshoni diapazonin e caktuar automatikisht të ndjeshmërisë ISO në konfigurimin e [ISO AUTO]. Zgjidhni [ISO AUTO] dhe shtypni anën e djathtë të rrotullës së komandimit dhe caktoni vlerat e dëshiruara për [ISO AUTO Maximum] dhe [ISO AUTO Minimum]. Cilësimet [ISO AUTO Maximum] dhe [ISO AUTO Minimum] zbatohen gjithashtu kur shkrepet në modalitet [ISO AUTO] nën [Multi Frame NR].