Kamerë dixhitale me objektiv të ndërrueshëm ILCE-7/ILCE-7R

ISO

Ndjeshmëria ndaj dritës shprehet me numrin ISO (treguesi i rekomanduar i ekspozimit. Sa më i madh numri, aq më e lartë ndjeshmëria.

  1. MENU (Camera Settings)[ISO] → cilësimi i dëshiruar.

Të dhëna të artikullit të menysë

Multi Frame NR:
Kombinon poza të njëpasnjëshme për të krijuar një foto me më pak miza.
ISO AUTO (cilësimi bazë):
Cakton automatikisht ndjeshmërinë më të ulët ISO.

50 / 64 / 80 / 100 / 125 / 160 / 200 / 250 / 320 / 400 / 500 / 640 / 800 / 1000 / 1250 / 1600 / 2000 / 2500 / 3200 / 4000 / 5000 / 6400 / 8000 / 10000 / 12800 / 16000 / 20000 / 25600:
Mund të dobësoni turbullimin e fotos në vende të errëta ose në rast subjektesh në lëvizje, duke shtuar ndjeshmërinë ISO (zgjidhni një numër më të madh).

Shënim

  • [ISO AUTO] zgjidhet vetëm kur përdoren funksionet e mëposhtme:
    • [Intelligent Auto]
    • [Superior Auto]
    • [Scene Selection]
    • [Sweep Panorama]
  • Kur [ISO] caktohet në vlerë më të vogël se ISO 100, diapazoni për ndriçimin e regjistrueshëm të subjektit (diapazoni dinamik) mund të bjerë.
  • Sa më e lartë vlera ISO, aq më shumë miza do të duken mbi fotografi.
  • Kur filmoni, disponohen vlera ISO midis ISO 200 dhe ISO 25600.

Këshillë

  • Mund ta ndryshoni diapazonin e caktuar automatikisht të ndjeshmërisë ISO në konfigurimin e [ISO AUTO]. Zgjidhni [ISO AUTO] dhe shtypni anën e djathtë të rrotullës së komandimit dhe caktoni vlerat e dëshiruara për [ISO AUTO Maximum] dhe [ISO AUTO Minimum]. Cilësimet [ISO AUTO Maximum] dhe [ISO AUTO Minimum] zbatohen gjithashtu kur shkrepet në modalitet [ISO AUTO] nën [Multi Frame NR].