AF Illuminator (foto statike)
Ndriçuesi me fokusim automatik jep mbushje drite për fokusim më të lehtë mbi subjektin në mjedise të errëta. Ndriçuesi i kuq me fokusim automatik i mundëson produktit të fokusohet me lehtësi kur butoni i diafragmës shtypet deri në gjysmë, derisa të kyçet fokusi.
- MENU → (Camera Settings) → [AF Illuminator] → cilësimi i dëshiruar.
Të dhëna të artikullit të menysë
- Auto (cilësimi bazë):
- Përdor ndriçuesin me fokusim automatik.
- Off:
- Nuk përdor ndriçuesin me fokusim automatik.
Shënim
- Fokusimi përftohet për sa kohë që drita e ndriçuesit arrin subjektin, pavarësisht nëse drita kap ose jo qendrën e subjektit.
- [AF Illuminator] nuk mund ta përdorni në rastet e mëposhtme:
- Në modalitet filmi
- Në modalitet [Sweep Panorama]
- Kur [Focus Mode] është vendosur në [Continuous AF]
- Kur [Scene Selection] është vendosur në [Landscape], [Sports Action] ose [Night Scene].
- Kur vendoset një përshtatës montimi
- Kur [Focus Area] është vendosur në [Wide] ose [Zone], kuadri i kërkuesit të rrezes AF tregohet me vijë të ndërprerë.
- Ndriçuesi AF lëshon dritë shumë të fortë. Ndonëse nuk ka rrezik për shëndetin, mos e shikoni ndriçuesin drejtpërdrejt nga largësi të shkurtra.