Kamerë dixhitale me objektiv të ndërrueshëm ILCE-7/ILCE-7R

Aperture Priority

Mund të shkrepni duke rregulluar aperturën dhe duke ndryshuar rrezen e fokusimit ose duke shfokusuar sfondin. Vlera e aperturës mund të ndryshohet gjatë filmimit.

  1. Vendosni graduesin e modaliteteve në A (Aperture Priority).
  2. Zgjidhni vlerën e dëshiruar duke rrotulluar graduesin e përparmë.
    • Vlera më e vogël F: Subjekti është në fokus, por objektet përpara dhe përtej subjektit janë të turbullt.
      Vlera më e madhe F: Subjekti dhe paraskena dhe prapaskena janë të gjitha në fokus.
  3. Rregulloni fokusimin dhe shkrepni subjektin.
    Shpejtësia e diafragmës rregullohet automatikisht për të përftuar ekspozimin e duhur.

Shënim

  • Nëse nuk përftohet ekspozimi i duhur pas konfigurimit, shpejtësia e diafragmës në ekranin e shkrepjes fillon të dridhet. Ndonëse mund të vijoni me shkrepjen dhe në atë rast, rekomandohet të bëni rivendosje.
  • Ndriçimi i fotos në ekran mund të ndryshojë nga fotoja aktuale që shkrepet.

Këshillë

  • Vlera më e ulët F (hapja e aperturës) ngushton rrezen që është në fokus. Kjo mundëson vendosjen e subjektit në fokus të qartë dhe objekte të turbullta përpara dhe përtej subjektit (thellësia e qartësisë zbutet). Vlera më e lartë F (ngushtimi i aperturës) zgjeron rrezen që është në fokus. Kjo ju mundëson shkrepjen e thellësisë së skenës (thellësia e qartësisë bëhet më e thellë).