Menyja e konfigurimit
-
Monitor Brightness
Mund të rregulloni ndriçimin e ekranit.
-
Viewfinder Bright.
Kur përdorni pamjekërkues elektronik, ky produkt rregullon ndriçimin e pamjekërkuesit.
-
Finder Color Temp.
Rregullon temperaturën e ngjyrave të pamjekërkuesit elektronik.
-
Volume Settings
Rregullon volumin.
-
Audio signals
Zgjedh nëse produkti nxjerr, ose jo, zë kur e përdorni.
-
Upload Settings(Eye-Fi)
Cakton nëse duhet përdorur funksioni i ngarkimit kur përdorni karta Eye-Fi (ofrohet në treg).
-
Tile Menu
Zgjedh nëse duhet shfaqur gjithnjë ekrani i parë i menysë kur shtypni butonin MENU.
-
Mode Dial Guide
Mund të shfaqni përshkrimin e një modaliteti shkrepjeje kur rrotulloni graduesin e modaliteteve dhe ndryshoni cilësimet e disponueshme për atë modalitet shkrepjeje.
-
Delete confirm.
Mund të caktoni nëse zgjidhet [Delete] ose [Cancel] si cilësim bazë i ekranit të konfirmimit të fshirjes.
-
Display Quality
Mund të ndryshoni cilësinë e pamjes.
-
Pwr Save Start Time
Mund të caktoni intervalet kohore për kalimin në modalitet kursimi të energjisë.
-
PAL/NTSC Selector
Luan filma të regjistruar me produktin në televizorë sistemi PAL/NTSC.
-
Demo Mode
Funksioni [Demo Mode] shfaq automatikisht (demonstrim) filmat e regjistruar në kartën e memories, kur kamera nuk ka punuar për një kohë të caktuar.
-
HDMI Resolution
Kur e lidhni këtë produkt me televizor të rezolucionit të lartë (HD) me fole HDMI nëpërmjet kablloje HDMI (shitet veçmas), mund të zgjidhni HDMI Resolution për daljen e figurës drejt televizorit.
-
CTRL FOR HDMI
Kur e lidhni këtë produkt në televizor që mbështet "BRAVIA" Sync me anë kablloje HDMI (shitet veçmas), mund ta komandoni produktin duke i drejtuar telekomandën televizorit.
-
HDMI Info. Display
Zgjedh nëse duhet shfaqur informacioni i shkrepjes kur produkti dhe televizori lidhen me kabllo HDMI (shitet veçmas).
-
USB Connection
Zgjedh mënyrën e duhur të lidhjes USB për secilin kompjuter apo pajisje USB të lidhur me këtë produkt.
-
USB LUN Setting
Përmirëson pajtueshmërinë duke kufizuar funksionet e lidhjes USB.
-
Gjuha
Zgjedh gjuhën për t'u përdorur në artikujt e menysë, paralajmërimet dhe mesazhet.
-
Date/Time Setup
Cakton sërish datën dhe orën.
-
Area Setting
Cakton zonën ku përdorni produktin.
-
Format
Formaton (nis) kartën e memories.
-
File Number
Zgjedh si duhen caktuar numrat e skedarëve për regjistrimin e fotove.
-
Select REC Folder
Mund të ndryshoni dosjen e regjistrimit ku ruhen fotot.
-
New Folder
Krijon dosje të re në kartën e memories.
-
Folder Name
Fotot statike që shkrep regjistrohen në një dosje që krijohet automatikisht nën dosjen DCIM dhe në kartën e memories. Mund të ndryshoni mënyrën si caktohen emrat e dosjeve.
-
Recover Image DB
Nëse skedarët e fotove janë procesuar në kompjuter, mund të ndodhin probleme me skedarin-databazë të fotografive. Në raste të tilla, fotot në kartën e memories nuk luhen në këtë produkt. Nëse ndodhin probleme të tilla, riparojeni skedarin me anë të [Recover Image DB].
-
Display Media Info.
Shfaq kohën e regjistrueshme të filmimeve dhe numrin e regjistrueshëm të fotove statike për kartën e futur të memories.
-
Version
Shfaq versionin e softuerit të këtij produkti.
-
Setting Reset
Rivendos produktin në cilësimet bazë.