Konfigurimi i funksioneve të tjera të produktit
-
Smile/Face Detect.
Dikton fytyrat e subjekteve dhe rregullon cilësimet e fokusimit, ekspozimit, blicit dhe kryen automatikisht procesimin e fotos.
-
Soft Skin Effect (foto statike)
Cakton efektin e përdorur për shkrepjen e lëkurës së lëmuar te funksioni [Face Detection].
-
Face Registration (New Registration)
Nëse fytyrat i regjistroni paraprakisht, produkti mund ta diktojë me përparësi fytyrën e regjistruar nëse [Face Detection] caktohet në [On (Regist. Faces)].
-
Face Registration (Order Exchanging)
Nëse janë regjistruar disa fytyra për t'u dhënë përparësi, fytyra e regjistruar e para do të ketë përparësi. Mund ta ndryshoni radhën e përparësisë.
-
Face Registration (Delete)
Fshin një fytyrë të regjistruar.
-
Red Eye Reduction
Kur përdorni blicin, ndizet dy a më shumë herë përpara shkrepjes për të reduktuar dukurinë e e syve të kuq.
-
Auto Obj. Framing (foto statike)
Kur produkti dikton dhe shkrep fytyra, subjekte makro ose subjekte të gjurmuara nga [Lock-on AF], produkti e pret automatikisht foton brenda kompozicionit të duhur dhe e ruan.
-
SteadyShot (foto statike)
Cakton nëse duhet përdorur, ose jo, funksioni SteadyShot.
-
Long Exposure NR (foto statike)
Kur e caktoni shpejtësinë e diafragmës në 1/3 sekonda a më tepër (shkrepje me ekspozim të gjatë), dobësimi i zhurmës aktivizohet për kohëzgjatjen e qëndrimit hapur të diafragmës. Me funksionin aktiv, zhurma tipike e fotove me ekspozim të gjatë dobësohet.
-
High ISO NR (foto statike)
Kur shkrepni me ndjeshmëri të lartë ISO, produkti redukton zhurmën që bëhet më e dukshme kur ndjeshmëria e tij është caktuar si e lartë.
-
Write Date (foto statike)
Cakton nëse duhet regjistruar data e shkrepjes mbi foton statike.
-
Color Space (foto statike)
Mënyra si shfaqen ngjyrat me kombinime numerike ose larmia e riprodhimit të ngjyrave quhet "hapësirë ngjyrash". Hapësirën e ngjyrave mund ta ndryshoni sipas kërkesave për foton përkatëse.
-
Grid Line
Cakton nëse duhet shfaqur, ose jo, rrjeta e orientimit. Rrjeta e orientimit ndihmon në rregullimin e kompozicionit të fotove.
-
Auto Review
Mund të kontrolloni foton e regjistruar në ekran menjëherë pas shkrepjes.
-
Live View Display
Cakton nëse duhen shfaqur, ose jo, foto të modifikuara me efektet e kompensimit të ekspozimit, balancës së të bardhës, [Creative Style] ose [Picture Effect] në ekran.
-
FINDER/MONITOR
Ndërron pamjen midis pamjekërkuesit elektronik dhe ekranit.
-
Dial / Wheel Lock
Mund të caktoni nëse graduesi dhe rrotulla do të kyçen duke shtypur dhe mbajtur butonin Fn (funksioni).
-
Deactivate Monitor
Kur shtypni tastin të cilit i është caktuar funksioni [Deactivate Monitor], ekrani fiket.
-
ND Filter
Nëse përdorni filtër ND, reduktohet sasia e dritës që hyn në kamerë. Shpejtësinë e diafragmës mund ta ngadalësoni dhe të ulni vlerën e aperturës për ekspozim më të mirë.