Zgjedhja e modalitetit të punës (shkrepje e vazhdueshme/me kohëmatës)
-
Drive Mode
Mund të caktoni modalitetin e punës, si p.sh. për shkrepje të vazhdueshme ose me kohëmatës.
-
Cont. Shooting
Shkrep foto në mënyrë të vazhdueshme derisa të shtypni dhe mbani butonin e diafragmës.
-
Spd Priority Cont.
Produkti vazhdon të shkrepë për sa kohë mbahet shtypur butoni i diafragmës. Mund të shkrepni vazhdimisht me shpejtësi më të madhe se ajo e [Cont. Shooting].
-
Shkrepja me kohëmatës
Produkti shkrep foto duke përdorur kohëmatësin me vonesë 10-sekondëshe ose 2-sekondëshe.
-
Self-timer(Cont)
Shkrep në mënyrë të vazhdueshme pas 10 sekondash numrin e fotove që keni caktuar.
-
Cont. Bracket
Shkrep disa foto ndërsa zhvendos automatikisht ekspozimin nga baza në më të errët dhe mandej në më të ndriçuar. Shtypni dhe mbani butonin e diafragmës derisa të përfundojë shkrepja e diferencuar.
-
Single Bracket
Shkrep disa foto ndërsa zhvendos automatikisht ekspozimin nga baza drejt më të errëtës dhe drejt më të shndritshmes. Shtypni butonin e diafragmës për secilën foto.
-
WB bracket
Shkrep tri foto, secilën me shkallë të ndryshme ndriçimi sipas cilësimeve të zgjedhura të balancës së të bardhës, temperaturës së ngjyrës dhe filtrit të ngjyrave.
-
DRO Bracket
Mund të regjistroni gjithsej tri foto, secilën me shkallë të ndryshme vlere D-Range Optimizer.
-
Bracket order
Mund të caktoni radhën e shkrepjes për shkrepjet e diferencuara të ekspozimit dhe të balancës së të bardhës.