Zgjedhja e modalitetit të shkrepjes
-
Lista e funksioneve të graduesit të modaliteteve
Mund të zgjidhni modalitetin e dëshiruar të shkrepjes duke rrotulluar graduesin e modaliteteve.
-
Intelligent Auto
Produkti analizon subjektin dhe mundëson shkrepjen me cilësimet e duhura.
-
Superior Auto
Produkti njeh dhe vlerëson automatikisht kushtet e shkrepjes dhe cilësimet e duhura konfigurohen në mënyrë automatike.
-
Rreth njohjes së skenave
Njohja e skenave funksionon në modalitet [Intelligent Auto] dhe modalitet [Superior Auto].
- Përparësitë e shkrepjes automatike
-
Program Auto
Mundëson shkrepjen me ekspozim të rregulluar automatikisht (shpejtësia e diafragmës dhe vlera e aperturës).
-
Sweep Panorama
Mundëson krijimin e një fotoje të njësuar panoramike nga disa poza të ndryshme në lëvizje panoramike të kamerës.
-
Scene Selection
Mundëson shkrepjen me cilësime të paracaktuara sipas skenës.
-
Shutter Priority
Mund të shprehni lëvizjen e një subjekti në lëvizje, në mënyra të ndryshme duke rregulluar shpejtësinë e diafragmës, për shembull, në çastin e lëvizjes me diafragmë të shpejtësisë së lartë, ose si foto gjurmëlënëse me shpejtësi të ulët të diafragmës.
-
Aperture Priority
Mund të shkrepni duke rregulluar aperturën dhe duke ndryshuar rrezen e fokusimit ose duke shfokusuar sfondin.
-
Manual Exposure
Mund të shkrepni me cilësimin e dëshiruar të ekspozimit duke rregulluar shpejtësinë e diafragmës dhe aperturën.
-
BULB
Mund të shkrepni foto gjurmëlënëse të lëvizjes së një subjekti me ekspozim të gjatë.
-
Memory recall
Mundëson shkrepjen e një fotoje pas kryerjes së modaliteteve të shpeshta ose cilësimeve të kamerës të regjistruara paraprakisht.
-
Movie
Mund të rregulloni shpejtësinë e diafragmës ose vlerën e aperturës në cilësimet e dëshiruara për filmim.