Fotoaparat dixhital DSC-RX10

Single Bracket

Shkrep disa foto ndërsa zhvendos automatikisht ekspozimin nga baza drejt më të errëtës dhe drejt më të shndritshmes.
Shtypni butonin e diafragmës për secilën foto. Mund të zgjidhni një foto që i përshtatet qëllimit tuaj pas regjistrimit.

  1. MENU (Camera Settings) → [Drive Mode] [Single Bracket].
  2. Zgjidhni modalitetin e dëshiruar duke përdorur anën majtas/djathtas të rrotullës së komandimit.

Të dhëna të artikullit të menysë

Single Bracket: Foto 0.3EV 3 (cilësimi bazë):
Ky cilësim shkrep gjithsej tri foto njëra pas tjetrës me vlerë ekspozimi me shmangie plus-minus 0.3 EV.
Single Bracket: Foto 0.3EV 5:
Ky cilësim shkrep gjithsej pesë foto njëra pas tjetrës me vlerë ekspozimi me shmangie plus-minus 0.3 EV.
Single Bracket: Foto 0.7EV 3:
Ky cilësim shkrep gjithsej tri foto njëra pas tjetrës me vlerë ekspozimi me shmangie plus-minus 0.7 EV.
Single Bracket: Foto 0.7EV 5:
Ky cilësim shkrep gjithsej pesë foto njëra pas tjetrës me vlerë ekspozimi me shmangie plus-minus 0.7 EV.
Single Bracket: Foto 1.0EV 3:
Ky cilësim shkrep gjithsej tri foto njëra pas tjetrës me vlerë ekspozimi me shmangie plus-minus 1.0 EV.
Single Bracket: Foto 2.0EV 3:
Ky cilësim shkrep gjithsej tri foto njëra pas tjetrës me vlerë ekspozimi me shmangie plus-minus 2.0 EV.
Single Bracket: Foto 3.0EV 3:
Ky cilësim shkrep gjithsej tri foto njëra pas tjetrës me vlerë ekspozimi me shmangie plus-minus 3.0 EV.

Shënim

  • Kur zgjidhet [ISO AUTO] në modalitetin [Manual Exposure], ekspozimi ndryshohet duke rregulluar vlerën ISO. Nëse zgjidhet cilësim ndryshe nga [ISO AUTO] ekspozimi ndryshohet duke rregulluar shpejtësinë e diafragmës.
  • Kur rregulloni ekspozimin, ekspozimi lëviz në bazë të vlerës së kompensuar.