Fotoaparat dixhital DSC-RX10

Superior Auto

Produkti njeh dhe vlerëson automatikisht kushtet e shkrepjes dhe cilësimet e duhura konfigurohen në mënyrë automatike.

Produkti mund të shkrepë shumë foto dhe të krijojë foto të përbërë etj., duke përdorur më shumë cilësime shkrepjeje se sa në modalitetin automatik inteligjent për të regjistruar foto me cilësi më të lartë.
  1. Caktoni graduesin e modalitetit në (Modaliteti automatik).
  2. MENU (Camera Settings) → [Auto Mode] [Superior Auto].
    • Kur [Mode Dial Guide] është caktuar në [On], mund të zgjidhni cilësimet e dëshiruara pasi të keni ndryshuar pozicionin e graduesit të modaliteteve.
  3. Drejtojeni kamerën nga subjekti.
    Kur kamera të njohë skenën, shfaqet ikona e njohjes së skenës në ekran. Nëse është e nevojshme, mund të shfaqet (ikona e mbivendosjes).

  4. Rregulloni fokusimin dhe shkrepni foton.

Shënim

  • Kur produkti përdoret për të krijuar foto të përbëra, procesi i regjistrimit merr më shumë kohë se zakonisht.
  • Produkti nuk do ta njohë skenën kur përdorni funksione zmadhimi të ndryshme nga zmadhimi optik.
  • Produkti mund të mos e njohë skenën nën kushte të caktuara shkrepjeje.
  • Kur [Quality] është vendosur në [RAW] ose [RAW & JPEG], produkti nuk mund të krijojë foto të përbërë.