Mesazhet paralajmëruese
Set Area/Date/Time.
- Caktoni zonën, datën dhe orën. Nëse nuk e keni përdorur produktin për një kohë të gjatë, ngarkoni baterinë e brendshme të ringarkueshme rezervë.
Unable to use memory card. Format?
- Karta e memories është formatuar në kompjuter dhe formati i skedarëve është modifikuar. Zgjidhni [Enter] dhe më pas formatoni kartën e memories. Mund ta përdorni sërish kartën e memories, megjithatë, të gjitha të dhënat e mëparshme në kartën e memories do të jenë fshirë. Mund të kalojë pak kohë deri në përfundimin e formatimit. Nëse mesazhi shfaqet ende, ndryshoni kartën e memories.
Memory Card Error
- Është futur kartë e papërputhshme memorieje.
- Formatimi ka dështuar. Formatojeni sërish kartën e memories.
Unable to read memory card. Reinsert memory card.
- Është futur kartë e papërputhshme memorieje.
- Karta e memories është dëmtuar.
- Pjesa e kontakteve të kartës së memories ka papastërti.
This memory card may not be capable of recording and playing normally.
- Është futur kartë e papërputhshme memorieje.
Processing...
- Kur kryhet dobësim zhurme për ekspozim të gjatë ose për ISO të lartë, procesi i dobësimit zgjat për aq kohë sa diafragma qëndron e hapur. Nuk mund të bëni shkrepje të mëtejshme gjatë këtij procesi të dobësimit të zhurmës.
Unable to display.
- Fotot e regjistruara me produkte të tjera ose fotot e modifikuara në kompjuter mund të mos shfaqen.
Unable to print.
- U përpoqët të shënoni fotot RAW me shenjë DPOF.
Internal temp. high. Allow it to cool.
- Produkti është nxehur sepse keni bërë shkrepje të vazhdueshme. Fikeni. Lëreni produktin të ftohet dhe prisni derisa produkti të jetë sërish gati për shkrepje.
- Keni regjistruar foto për kohë të gjatë, temperatura e produktit është ngritur. Ndaloni regjistrimin e fotove derisa produkti të ftohet.
Recording is unavailable in this movie format.
- Caktoni [File Format] në [MP4].
- Numri i fotove tejkalon numrin për të cilin mund të kryhet menaxhim i të dhënave në skedar-databazë.
- Nuk mund të regjistrohet skedari-databazë. Importoni të gjitha fotot në kompjuter dhe rikuperoni kartën e memories.
Image DataBase File error
- Ka problem me skedarin-databazë të fotografive. Zgjidhni [Setup] → [Recover Image DB].
System Error
Camera Error. Turn power off then on.
- Hiqeni dhe rifuteni paketën e baterisë. Nëse mesazhi shfaqet shpesh, konsultohuni me shitësin më të afërt Sony ose pikën lokale të autorizuar të shërbimit Sony.
Unable to magnify.
Unable to rotate image.
- Fotot e regjistruara me produkte të tjera mund të mos zmadhohen ose të mos rrotullohen.