Formati AVCHD
Formati AVCHD u zhvillua për videokamera dixhitale të rezolucionit të lartë për regjistrimin e sinjalit HD (rezolucion i lartë) me anë teknologjie kodimi me ngjeshje të efikasitetit të lartë. Formati MPEG-4 AVC/H.264 përdoret për të ngjeshur të dhënat video dhe sistemi Dolby Digital ose Linear PCM përdoret për të ngjeshur të dhënat audio.
Formati MPEG-4 AVC/H.264 mund të ngjeshë foto me efikasitet më të lartë se sa formati tradicional i ngjeshjes së fotove.
- Duke qenë se formati AVCHD përdor teknologji kodimi me ngjeshje, figura mund të jetë e paqëndrueshme në skena ku ekrani, këndi i pamjes ose ndriçimi etj., ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme, por ky nuk përbën defekt.