Krijimi i diskut me pajisje të ndryshme nga kompjuteri
Mund dhe të krijoni disqe me anë regjistruesi Blu-ray etj. Llojet e disqeve që mund të krijohen ndryshojnë në varësi të pajisjes që përdorni.
Regjistrues Blu-ray:
Cilësi figure e rezolucionit të lartë (HD)
Cilësi figure e rezolucionit standard (STD)
Regjistrues HDD etj.:
Cilësi figure e rezolucionit standard (STD)
Shënim
- Gjatë krijimit të disqeve AVCHD me anë të "PlayMemories Home" nga filmimet në [60p 28M(PS)]/[50p 28M(PS)], [60i 24M(FX)]/[50i 24M(FX)] ose [24p 24M(FX)]/[25p 24M(FX)], cilësia e figurës konvertohet dhe nuk është e mundur të krijohen disqe që kanë cilësi fillestare figure. Duhet kohë për konvertimin e cilësisë së figurës. Për të filmuar me cilësinë fillestare të figurës, përdorni disqe Blu-ray.
- Për të krijuar disk Blu-ray nga filmimet në [60p 28M(PS)]/[50p 28M(PS)], ju nevojitet një pajisje që përputhet me versionin e formatit AVCHD. 2.0. Disku i krijuar Blu-ray mund të luhet vetëm në pajisje që përputhet me versionin e formatit AVCHD. 2.0.
- Për hollësi rreth krijimit të diskut, drejtojuni udhëzimeve të përdorimit të pajisjes që përdorni.