Fotoaparat dixhital DSC-RX10

Access Point Set.

Pikëhyrjen mund ta regjistroni manualisht. Përpara se të nisni procedurën, kontrolloni emrin SSID të pikëhyrjes, sistemin e sigurisë dhe fjalëkalimin. Fjalëkalimi mund të jetë i paracaktuar në disa pajisje. Për hollësi, drejtojuni udhëzimeve të përdorimit të pikëhyrjes ose konsultohuni me administratorin e pikëhyrjes.

  1. MENU(Wireless) → [Access Point Set.].
  2. Zgjidhni pikëhyrjen që dëshironi të regjistroni.

    Kur shfaqet në ekran pikëhyrja e dëshiruar: Zgjidhni pikëhyrjen e dëshiruar.

    Kur nuk shfaqet në ekran pikëhyrja e dëshiruar: Zgjidhni [Manual Setting] dhe caktoni pikëhyrjen.

    *Për metodën e shkrimit, drejtojuni "Përdorimi i tastierës."

    • Nëse zgjidhni [Manual Setting], jepni emrin SSID të pikëhyrjes dhe zgjidhni sistemin e sigurisë.

  3. Jepni fjalëkalimin dhe zgjidhni [OK].

    • Pikëhyrjet pa shenjënnuk kërkojnë fjalëkalim.

  4. Zgjidhni [OK].

Përdorimi i tastierës

Kur kërkohet dhënia manuale e karaktereve, në ekran shfaqet një tastierë.

  1. Input box Shfaqen germat që dhatë.
  2. Switch character types Sa herë që shtypni në qendër të rrotullës së komandimit, lloji i germave ndryshon ndërmjet shkronjave të alfabetit, numrave dhe simboleve.
  3. Keyboard Sa herë që shtypni në mes, shfaqen germat që keni dhënë.

    Për shembull: Nëse dëshironi të shkruani "abd"

    Zgjidhni tastin për "abc" dhe shtypni një herë për të shfaqur "a" → zgjidhni ""((5) lëvizni kursorin) dhe shtypni → zgjidhni tastin për "abc" dhe shtypni dy herë për të shfaqur "b" → zgjidhni tastin për "def" dhe shtypni një herë për të shfaqur "d".

  4. Finalize Finalizon germat e dhëna.
  5. Move cursor Zhvendos kursorin djathtas ose majtas në kutinë e shkrimit.
  6. Delete Fshin germën që ndodhet përpara kursorit.
  7. Ndërron germën vijuese në shkronjë të madhe ose të vogël.
  8. Fut një hapësirë.

  • Për të anuluar shkrimin, zgjidhni [Cancel].

Artikuj të tjerë konfigurimi

Në varësi të gjendjes ose metodës së cilësimit të pikëhyrjes, mund të dëshironi të konfiguroni më shumë artikuj.

WPS PIN:
Shfaq kodin PIN që keni dhënë në pajisjen e lidhur.

Priority Connection:
Zgjidhni [On] ose [Off].

IP Address Setting:
Zgjidhni [Auto] ose [Manual].

IP Address:
Nëse e jepni manualisht adresën IP, jepni adresën e caktuar.

Subnet Mask/Default Gateway:
Kur caktoni [IP Address Setting][Manual], jepni adresën IP që përshtatet me mjedisin e rrjetit.

Shënim

  • Për t'i dhënë përparësi pikëhyrjes së regjistruar, caktoni [Priority Connection][On].