WPS Push
Nëse pikëhyrja juaj ka buton WPS, mund të regjistroni me lehtësi pikëhyrjen te ky produkt duke shtypur butonin WPS.
- MENU → (Wireless) → [WPS Push].
- Shtypni butonin WPS në pikëhyrjen që dëshironi të regjistroni.
Shënim
- [WPS Push] funksionon vetëm nëse cilësimi i sigurisë së pikëhyrjes është caktuar në WPA ose WPA2 dhe nëse pikëhyrja mbështet metodën e butonit WPS. Nëse cilësimi i sigurisë është caktuar në WEP ose nëse pikëhyrja nuk mbështet metodën e butonit WSP, kryeni [Access Point Set.].
- Për hollësi rreth funksioneve dhe cilësimeve të disponueshme të pikëhyrjes, drejtojuni udhëzimeve të përdorimit të pikëhyrjes ose kontaktoni me administratorin e pikëhyrjes.
- Lidhja mund të mos jetë e mundur në varësi të mjedisit rrethues, si p.sh. lloji i materialit të murit ose nëse ka pengesë ose sinjal të dobët mes produktit dhe pikëhyrjes. Nëse ndodh diçka e tillë, ndryshoni vendndodhjen e produktit ose afroni produktin te pikëhyrja.