Fotoaparat dixhital DSC-RX10

Ctrl w/ Smartphone

Mund të përdorni celularin si telekomandë të produktit dhe për shkrepje të fotove statike. Fotot statike të shkrepura nëpërmjet telekomandës dërgohen nga produkti te celulari.
Aplikacioni "PlayMemories Mobile" duhet të instalohet në celular.

  1. MENU (Wireless)[Ctrl w/ Smartphone].
  2. Kur produkti është gati për lidhje, te produkti shfaqet një dritare informuese. Lidhni celularin dhe produktin sipas atij informacioni.

    Procedura e cilësimit ndryshon në varësi të celularit.

  3. Kontrolloni kompozicionin e fotos në ekranin e celularit dhe shtypni butonin e diafragmës (A) në celular për të shkrepur foton.
    • Përdorni butonin e zmadhimit (B) për të zmadhuar/zvogëluar.
    • Përdorni butonin (C) për të ndryshuar cilësimet [Flash] dhe [Self-Timer]. Mund të ndryshoni edhe cilësimet e ruajtjes së fotove.

Shënim

  • Ky produkt ndan informacionet e lidhjes për [Send to Smartphone] me pajisje që ka leje për t'u lidhur. Nëse dëshironi të ndryshoni pajisjen që ka leje për t'u lidhur me produktin, rivendosni informacionin e lidhjes duke ndjekur këto hapa. MENU → (Wireless)[SSID/PW Reset]. Pas rivendosjes së informacionit të lidhjes, duhet ta regjistroni sërish celularin.