Lidhja One-touch me celular Android që mbështet NFC (telekomandë NFC One-touch)
Këtë produkt mund ta lidhni me celular Android që mbështet NFC me One-touch, pa kryer veprime të ndërlikuara konfigurimi.
- Aktivizoni funksionin NCF të celularit.
- Kalojeni produktin në modalitet shkrepjeje.
- Funksioni NCF disponohet vetëm kur (shenja N) shfaqet në ekran.
- Prekni celularin me produktin.
Celulari dhe produkti lidhen dhe "PlayMemories Mobile" hapet në celular.
- Prekni celularin me produktin për 1-2 sekonda derisa "PlayMemories Mobile" të hapet.
Rreth "NFC"
NFC është një teknologji që mundëson komunikim me valë me rreze të shkurtër mes pajisjeve të ndryshme, siç janë celularët ose etiketat IC etj. NFC e bën më të thjeshtë komunikimin e të dhënave me një prekje të vetme në pikën e caktuar të prekjes.
- NFC (Near Field Communication; komunikimi sipas fushave të përafërta) është një teknologji standarde ndërkombëtare komunikimi me valë me rreze të shkurtër.
Shënim
- Nëse nuk mund të krijoni lidhjen, veproni si vijon:
- Nisni "PlayMemories Mobile" në celular dhe lëvizeni celularin ngadalë drejt (shenja N) të produktit.
- Nëse celulari është i futur në kapak, hiqeni.
- Nëse produkti është i futur në kuti, hiqeni.
- Kontrolloni nëse funksioni NFC është i aktivizuar në celular.
- Kur [Airplane Mode] është caktuar në [On], nuk mund ta lidhni produktin dhe celularin. Caktojeni [Airplane Mode] në [Off].
- Nëse produkti dhe celulari lidhen kur produkti është në modalitet luajtjeje, fotoja e shfaqur dërgohet në celular.