Fotoaparat dixhital DSC-RX10

USB Connection

Zgjedh mënyrën e duhur të lidhjes USB për secilin kompjuter apo pajisje USB të lidhur me këtë produkt.

  1. MENU(Setup) → [USB Connection] → cilësimi i dëshiruar.

Të dhëna të artikullit të menysë

Auto (cilësimi bazë):
Vendos automatikisht lidhjen Mass Storage ose MTP, në varësi të kompjuterit ose të pajisjeve të tjera USB që do të lidhen. Kompjuterët Windows 7 ose Windows 8 lidhen në MTP dhe funksionet e tyre të posaçme aktivizohen për përdorim.

Mass Storage:
Krijon një lidhje ruajtjeje në masë mes këtij produkti, kompjuterit dhe pajisjeve të tjera USB.

MTP:
Krijon një lidhje MTP mes këtij produkti, kompjuterit dhe pajisjeve të tjera USB. Kompjuterët Windows 7 ose Windows 8 lidhen në MTP dhe funksionet e tyre të posaçme aktivizohen për përdorim. Me kompjuterët që përdorin sistem të ndryshëm operativ (Windows Vista, Mac OS X), shfaqet AutoPlay Wizard dhe fotot statike në dosjen e regjistrimit të produktit importohen te kompjuteri.

Shënim

  • Nëse ekrani i pajisjeve* nuk shfaqet me Windows 7 ose Windows 8, caktoni [USB Connection][Auto].

* Ekrani i pajisjeve është një ekran menyje që përdoret për menaxhimin e pajisjeve të lidhura, si p.sh. kamera (funksion i Windows 7 ose Windows 8).