Upload Settings(Eye-Fi)
Cakton nëse duhet përdorur funksioni i ngarkimit kur përdorni karta Eye-Fi (ofrohen në treg). Elementi shfaqet kur karta Eye-Fi futet në folenë e kartës së memories së produktit.
- MENU → (Setup) → [Upload Settings] → cilësimi i dëshiruar.
- Caktoni rrjetin Wi-Fi ose destinacionin te karta Eye-Fi.
Për detaje, drejtojuni manualit të dhënë me kartën Eye-Fi.
- Futni kartën Eye-Fi që keni konfiguruar në produkt dhe shkrepni foto statike.
Fotot transferohen automatikisht te kompjuteri etj. nëpërmjet rrjetit Wi-Fi.
Të dhëna të artikullit të menysë
On (cilësimi bazë):
Aktivizon funksionin e ngarkimit.
Off:
Çaktivizon funksionin e ngarkimit
Ekrani i gjendjes së komunikimit
: Gatishmëria. Nuk ka foto për të dërguar.
: Gatishmëria e ngarkimit.
: Lidhja.
: Ngarkimi.
: Gabimi.
Shënim
- Kartat Eye-Fi shiten vetëm në disa shtete/rajone.
- Për më shumë informacion rreth kartave Eye-Fi, kontaktoni drejtpërdrejt prodhuesin ose shitësin.
- Kartat Eye-Fi mund të përdoren vetëm në shtetet/rajonet ku janë blerë. Përdorini kartat Eye-Fi në përputhje me ligjin e shteteve/rajoneve ku keni blerë kartën.
- Kartat Eye-Fi janë të pajisura me funksion LAN me valë. Mos e futni kartën Eye-Fi në produkt kur jeni në fluturim. Kur karta Eye-Fi futet në produkt, caktoni [Upload Settings] në [Off]. Kur funksioni i ngarkimit caktohet në [Off], treguesishfaqet te produkti.
- Modaliteti i kursimit të energjisë nuk funksionon gjatë ngarkimit.
- Nëse shfaqet (gabim), hiqni kartën e memories dhe futeni sërish ose fikni produktin dhe rindizeni. Nëse treguesi shfaqet sërish, karta Eye-Fi mund të jetë dëmtuar.
- Komunikimi LAN me valë mund të ndikohet nga pajisje të tjera komunikimi. Nëse gjendja e komunikimit është e dobët, afrohuni te pikëhyrja që do të lidhni.
- Produkti nuk mbështet "Endless Memory Mode" e Eye-Fi. Përpara përdorimit të kartës Eye-Fi, sigurohuni që "Endless Memory Mode" të jetë e çaktivizuar.